
Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, paraditen e kësaj të mërkure u paraqit pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku dhe qëndroi për rreth një orë.
Në dalje të SPAK, ai deklaroi se u pyet nga togat e zeza lidhur me hetimet që po kryhen për skandalin e mikrokredive.
“Isha për të dhënë sqarime për kohën kur kam qenë te Banka e Shqipërisë, për hetimin që bëhet për mikrokreditë”, tha shkurtimisht Kule për gazetarët