
Nje automjet tip kamionçinë eshte perfshire nga flakët ne autostraden Lushnje- Fier, prane fshatit Vajkan.
Burimet policore bëjnë me dije se automjeti i drejtuar nga Alesio Neli , banues në Tiranë ka marrë flakët në ecje , ndërsa fatmirësisht drejtuesi i cili udhetonte i vetëm në mjet nuk ka pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse, një ambulancë dhe policia , ndërsa kamioncina pavaresisht nderhyrjes per shuarjen e flakeve, eshte shkrumbuar totalisht. Paraprakisht dyshohet per nje difekt si shkaktar i zjarrit.