Konflikti Izrael-Iran rrezik global. Raketat mund të godasin Evropën Juglindore, në rrezik edhe Shqipëria

Jil
Jil
2 Min Read

Jeruzalem, 13 qershor 2025 – Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë ilustrative që tregon rrezen e veprimit të raketave që zotëron aktualisht Irani, duke e cilësuar vendin si një “kërcënim global” me kapacitet për të goditur shumë vende përtej Lindjes së Mesme.

Sipas hartës së publikuar, rrezja e raketave iraniane shtrihet nga 300 km deri në 2,000 km, duke përfshirë një pjesë të gjerë të Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore, territore të Afrikës Veriore dhe Evropës Juglindore. Brenda këtij rreziku bie edhe Shqipëria, së bashku me rajone të Italisë juglindore.

“Irani është një kërcënim global. Izraeli nuk është objektivi përfundimtar – është vetëm fillimi”, shkruhet në postimin zyrtar të IDF që shoqëron hartën, duke nënvizuar rrezikun që paraqet Teherani për stabilitetin rajonal dhe global.

Në të njëjtën deklaratë, ushtria izraelite thekson se ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave të lidhura me programin bërthamor iranian, përfshirë edhe impiante të dyshuara në territorin iranian. Këto veprime, sipas IDF, janë të justifikuara për shkak të kërcënimit të menjëhershëm dhe qëllimit strategjik të Iranit për të rritur fuqinë goditëse.

Ky paralajmërim vjen në një moment tensionesh të rritura në rajon dhe shton shqetësimet për sigurinë e vendeve të Evropës Juglindore, të cilat ndodhen brenda rrezes së raketave iraniane.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania