
Një person është gjetur sot pa shenja jete në qytetin e Pejës, rreth orës 18:30.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ekipi mjekësor i pranishëm në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit të shtetit do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion,” tha Rugova.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar.