Paloka gazetarëve: Ropt ku ti keni që nuk shikoni vjedhjen e zgjedhjeve!

Jil
Jil
1 Min Read

Tiranë- Deputeti demokrat Edi Paloka është bërë sërish protagonist i një dite pa lajme politike.

Por Paloka nuk është bërë protagonist i ndonjë aksioni të tij opozitar, por duke fyer gazetarët pse ata “guxojnë” të pyesin liderin e opozitës, Sali Berisha, “po ju çfarë bëtë”, kur ai denoncon vjedhjen e zgjedhjeve.

“Berisha ka publikuar cdo dite prova e fakte skandaloze per menyrat se si jane vjedhur dhe manipuluar votat e shqiptareve… E pas kesaj ti degjon nga ndonje gazetar: “Mire mo mire, keto dihen, po ju cfare…?” RKTK!” – shkruan Paloka.

Fraza fyese “RKTK” u përdor fillimisht nga Florjon Mima gjatë një seance parlamentare kundrejt kryeministrit Edi Rama.

Sakaq, duket se Paloka që gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit nuk la gjurmë, kërkon të lërë gjurmë me fyerjet ndaj ish-kolegëve të tij të media.

Postimi i Palokës në Facebook:

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania