
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se zbuluar se Irani ka lëshuar sërish raketa, në një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit mes dy vendeve. Sipas njoftimit zyrtar, sirenat e alarmit janë aktivizuar në pjesën veriore të Izraelit dhe qytetarët janë udhëzuar të kërkojnë strehim urgjent.
Forcat izraelite shtuan se sistemet e mbrojtjes ajrore janë vënë në funksion për të ndaluar raketat dhe po punojnë për t’i interceptuar ato në kohë reale.
Televizioni shtetëror iranian ka raportuar po ashtu se disa punonjës të tij janë vrarë nga një sulm izraelit mbi selinë qendrore në Teheran.
Një gazetar i IRIB tha se stafi “punoi deri në momentin e fundit para goditjes”. Kreu i transmetuesit, Peyman Jebeli, u shfaq në ekran me një letër të përgjakur, duke deklaruar se “do të qëndrojnë deri në fund”.
Qindra punonjës ndodheshin në kompleksin mediatik në Distriktin 3 të Teheranit, për të cilin Izraeli kishte dhënë më herët urdhër evakuimi