
Një tjetër prapaskenë e çuditshme ka ardhur për trajnerin Silvinjo dhe mënyrën sesi ai po e menaxhon situatën në grup. Në ndeshjet e fundit ra në sy lënia jashtë e mbrojtësit Enea Mihaj. Por përse ndodhi ky përjashtim?
Gazetari Altin Sulce, ka treguar prapaskenën se çfarë ka ndodhur në këtë rast. Sipas tij, Silvinjo i ka kërkuar Enea Mihajt që të vinte tre ditë para grumbullimit në Tiranë. Ndërkohë Enea Mihaj martohej të dielën dhe Shqipëria grumbullohej të hënën.
Madje mbrojtësi ka marrë edhe leje nga Silvinjo, të paktën e ka kërkuar një gjë të tillë, pasi trajneri i Shqipërisë e ka refuzuar.
Tërësisht e habitshme jo vetëm për faktin se një gjë e tillë është prioritet, pra kurorëzimi i një cifti dhe krijimi i familjes, vecanërisht duke ditur se nuk do të humbiste thuajse asnjë ditë stërvitje, por edhe për faktin se Enea Mihaj vjen i fundit në rend kur bëhet fjalë për qendër mbrojtësit dhe nuk është përdorur thuajse kurrë.