
Faqja zyrtare online e Bashkisë së Tiranës është bërë objekt i një sulmi kibernetik, çka ka detyruar autoritetet vendore të pezullojnë përkohësisht procesin e regjistrimit në çerdhe dhe kopshte.
Përmes një njoftimi zyrtar, Bashkia Tiranë ka bërë me dije se sistemi elektronik është aktualisht jashtë funksioni dhe po punohet nga ekipet teknike për rikthimin e tij në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.
Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe theksojnë se regjistrimet do të rifillojnë menjëherë pas zgjidhjes së problematikës teknike, ndërkohë që garantojnë se të dhënat personale janë të mbrojtura.