Vodhën 1 celular në Elbasan, një në pranga, tjetri në kërkim

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Elbasanit njofton se ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili ka vjedhur një aparat celular në bashkëpunim me një person tjetër i cili është shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas kallëzimit të një 31-vjeçari se në lagjen “5 Maj”, dy shtetas i kishin marrë me dhunë aparatin celular, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë i mundur identifikimi i dy autorëve të rastit.

Në vijim të veprimeve operacionale u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. B., 32 vjeç, banues në Elbasan; si dhe shpallja në kërkim e autorit tjetër shtetasit K. T., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Këta 2 shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit, të datës 19.06.2025, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë celularin një 31-vjeçari, në lagjen “5 Maj”.

Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania