
SHBA – Kupa e Botës për Klube po ngjall entuziazmin dhe interesin e tifozëve. Edhe me histori të pabesueshme si ajo e Georgi Minoungou , një lojtar i Seattle Sounders, i cili është i verbër në njërin sy.
Anësori 23-vjeçar me origjinë nga Bregu i Fildishtë, humbi pjesërisht shikimin për shkak të një infeksioni që mori gjatë një turneu ndeshjesh miqësore, por pavarësisht këtij deficiti vizual, ai vazhdoi të besonte dhe të luante në një nivel të lartë derisa arriti në Kupën e Botës për Klube.
“Ishte një nga momentet më të vështira të jetës sime”, tha Minoungou, duke kujtuar atë që i ndodhi. “Në atë moment, shpresoja të merrja një kontratë me ekipin e parë në Seattle. Nuk mund ta shpjegoj çfarë ndodhi, – shtoi ai. – Ajo që di është se syri im, pak nga pak, pushoi së punuari.”
Një problem që as ndërhyrje kirurgjikale nuk mund ta zgjidhte, por që nuk mund ta minonte vullnetin e madh të Georgit. “Unë kam vetëm një sy, por mund të bëj më mirë se dikush me dy”, shpjegoi anësori, i cili kishte luajtur tashmë në Kupën e Botës për Klube kundër Atletico Madrid dhe kishte luajtur për MFK Vyskov dhe Tacoma Defiance përpara se të transferohej në Seattle. “Doja të arrija nivelet më të larta, punova shumë dhe ia dola mbanë.”