Aksident i RËNDË në aksin Pukë – Shkodër! Çifti i bashkëshortëve përfundon…

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme përgjatë segmentit Pukë–Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si “Kthesa e Danit”, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Pukës. Mjekët kanë bërë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksi rrugor është aktualisht i bllokuar për shkak të aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas burimeve zyrtare, rruga pritet të rihapet në pak minuta, sapo të përfundojnë procedurat për dokumentimin e ngjarjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania