Pas gjetjes së municioneve serbe në Ukrainë, Vuçiç ndalon eksportin e armëve

Jil
Jil
2 Min Read

Beograd, 23 qershor 2025 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se vendi i tij ka ndërprerë plotësisht eksportin e municioneve, duke vendosur që ato të përdoreshin vetëm nga ushtria serbe, si reagim ndaj përfshirjes së armëve serbe në konflikte ndërkombëtare.

Në një deklaratë pas mbledhjes së kolegjiumit të zgjeruar të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Vuçiç tha se Serbia më herët kishte lejuar eksportin e municioneve drejt Izraelit, pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. Por sipas tij, situata tani ka ndryshuar.

“Ne tani i kemi ndalur në mënyrë të plotë të gjitha eksportet dhe i dërgojmë vetëm për ushtrinë tonë,” u shpreh Vuçiç, duke shtuar se vendimi vjen pas dyshimeve se municioni serb është shfaqur në luftën në Ukrainë, nga të dyja palët e konfliktit.

Duke iu përgjigjur kritikave për eksportin e armëve, Vuçiç ironizoi: “Nuk bënë në Azi, as në Afrikë, as në Evropë, as në Amerikë. Ku doni, në Antarktidë ta eksportojmë municionin?”

Ai theksoi gjithashtu se është i shqetësuar për sigurinë e vendit dhe për punëtorët e industrisë së mbrojtjes, duke theksuar se ndalimi i përkohshëm është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e pakontrolluar të municioneve serbe nëpër konflikte të huaja.

Lidhur me përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, Vuçiç deklaroi se Serbia qëndron neutrale dhe dëshiron paqe në Lindjen e Mesme. “Për ne, edhe Izraeli edhe Irani janë vende mike,” tha ai, duke shtuar se ka mbajtur kontakte me presidentët e të dy vendeve.

Ai shprehu gjithashtu dëshirën për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-të, por theksoi se “nuk ka asnjë dyshim se është shkelur e drejta ndërkombëtare” me sulmin izraelit ndaj objekteve iraniane më 13 qershor, dhe ndërhyrjen amerikane më 22 qershor.

Sipas të dhënave zyrtare, në sulmet izraelite ndaj Iranit janë vrarë të paktën 430 persona, përfshirë komandantë të IRGC-së, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë, ndërsa në Izrael janë raportuar të paktën 24 viktima nga kundërpërgjigja iraniane me raketa dhe dronë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania