
Lushnje, 23 qershor 2025, 20:26
Një pallat 12-katësh në shëtitoren e palmave, një nga zonat më të populluara të qytetit të Lushnjës, u rrezikua sot pasdite nga flakët.
Sipas raportimeve paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur nga djegia e një përcjellësi të kondicionerit në një nga apartamentet e pallatit. Një ndërhyrje e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në pjesët e tjera të ndërtesës.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.
