Sërish tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda!

Jil
Jil
1 Min Read

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në vend pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

Rreth orës 14:21 me orën lokale, është ndjerë një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, me epiqendër rreth 11 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash dhe është klasifikuar si një prej paslëkundjeve të tërmetit më të fortë me magnitudë 4.4 Rihter, i cili goditi vendin mëngjesin e së martës.

Lëkundja është ndjerë lehtë në Tiranë dhe zonat përreth, por nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania