
Presidenti amerikan Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen, pas ndërmjetësimit të tij në arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit, një ngjarje që erdhi pas një konflikti 12-ditor.
Nominimi është dorëzuar zyrtarisht nga përfaqësuesi republikan Buddy Carter, i cili në një letër drejtuar Komitetit të Nobelit vlerëson “rolin historik dhe të jashtëzakonshëm” të Trump në arritjen e marrëveshjes së paqes, duke theksuar se veprimet e tij ndihmuan në ndalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe frenimin e ambicieve bërthamore të Iranit.
“Presidenti Trump ndërmori veprime të guximshme dhe vendimtare për të ndaluar ambiciet bërthamore të Iranit dhe për të parandaluar një luftë të madhe në rajon. Ai u përfshi në një marrëveshje që shumë e konsideronin të pamundur,” – shkruhet në letrën e Carter.
Vetë Trump deklaroi se “Lufta 12-ditore” mbaroi të hënënpas mesante me një armëpushim që hyri në fuqi.
“Ndikimi i Presidentit Trump ishte thelbësor në arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë që shumë e konsideronin të pamundur. Presidenti Trump ndërmori gjithashtu veprime të guximshme dhe vendimtare për të ndaluar ambiciet bërthamore të Iranit dhe për të siguruar që shteti më i madh sponsor i terrorizmit në botë të mbetet i paaftë për të siguruar një armë bërthamore.
Lidershipi i Trump gjatë krizës “shëmbullon pikërisht idealet që Çmimi Nobel për Paqen kërkon të njohë: ndjekjen e paqes, parandalimin e luftës dhe avancimin e harmonisë ndërkombëtare. Në një rajon të pllakosur nga armiqësia historike dhe paqëndrueshmëria politike, një përparim i tillë kërkon si guxim ashtu edhe qartësi”.