
Mësohet se një taksi ka dalë nga rruga kryesore dhe ka përfunduar në parcela dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi dhe dy pasagjerët- përkatësisht turistë.
VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Vlorë-Levan. Mësohet se një taksi ka dalë nga rruga kryesore dhe ka përfunduar në parcela dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi dhe dy pasagjerët- përkatësisht turistë.
Gjithashtu bëhet e ditur se kanë qenë kalimtarët e rastit që i kanë dhënë ndihmnën e parë të treve. Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.