
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Lezhës, ku 69-vjeçari ka përplasur 4 automje.
Drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, në qytetin e Lezhës, shtetasi M. Z., 69 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara.
Drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.