
Arrestohet në Dibër një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge
Dibër – Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe në koordinim me rrjetin ENFAST, ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 50”, duke arrestuar shtetasin Emrulla Tomja, i njohur edhe me emrin Emrulla Elezi, 40 vjeç.
Sipas Policisë së Shtetit, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e L’Aquila në Itali, ku akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ligji penal italian parashikon për këtë vepër një dënim me mbi katër vjet burgim.
Shtetasi u kap në territorin e Dibrës dhe arrestimi u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Autoritetet shqiptare dhe ato italiane vijojnë bashkëpunimin për përfundimin e procedurave të ekstradimit.