Vodhën motomjete elektrike, kapet 38-vjeçari në Lushnjë! Në kërkim bashkëpunëtori i tij!

Jil
Jil
1 Min Read

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Lushnjë pasi akuzohen për vjedhje të 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera.

Mësphet se në pranga ka rënë 38-vjeçari me inicialet E.P., ndërsa në kërkim bashkëpunëtori O.D., 34-vjeç.

Lushnjë/Veprime hetimore për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre.  Vodhën gjatë natës 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në një biznes në Savër, vihet në pranga njëri prej autorëve, shpallet në kërkim autori tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga shtetasi I. S., se në biznesin e tij në lagjen “Savër”, i kishin vjedhur sende të ndryshme, gjatë natës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e vjedhjes dhe identifikimin e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është bërë e mundur identifikimi i autorëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania