Bie në prangat e policisë italiane shtetasi shqiptar/ Urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata, 200 mijë euro korrupsion

Jil
Jil
1 Min Read

Personi në fjalë (emri ende nuk bëhet i ditur), i cili besohet të jetë përgjegjës për marrjen e një ryshfeti prej 200 mijë eurosh, akuzohet se ka lehtësuar në mënyrë të paligjshme disa operacione administrative për një kompani shqiptare, duke mos kryer kontrollet e nevojshme.

Një shtetas shqiptar u ndalua nga Policia e Ravenës në Itali, në ekzekutim të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Durrësit. Sipas mediave italiane, arrestimi ndodhi këtë mëngjes, gjatë një kontrolli rutinë rrugor të kryer nga agjentët e Zyrës së Parandalimit të Përgjithshëm dhe Ndihmës Publike të Shtabit të Policisë së Ravenës.

Kontrolli, i shtrirë edhe në bazat e të dhënave ndërkombëtare, zbuloi praninë e një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër tij. Pasi u ndalua ndërsa drejtonte makinën, shtetasi shqiptar u dërgua në selinë e policisë dhe më pas në burgun e Ravenës, duke pritur seancën e ekstradimit para Gjykatës së Apelit të Bolonjës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania