Në kërkim për vrasje, 45-vjeçari fshihej në Vlorë! Vlorë e arreston me qëllim ekstradimi drejt Italisë (EMRI)

Jil
Jil
2 Min Read

Autoritetet vendase kanë vënë në pranga 45-vjeçarin Renald Gjini, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian për kryerjen e veprave të rënda penale.

Konkretisht Renald Gjini u arrestua në lagjen “Rilindja” të Vlorës, teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Apelit Bolonja, i akuzuar për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, vepra për të cilat është dënuar me 12 vite e 10 muaj burgim. 

Sakaq, autoritetet vendase në bashkëpunim me homologët italianë po vijojnë procedurat për ekstradimin e shqiptarit drejt Italisë.

“DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Il Obiettivo”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë.

I dënuar nga autoritetet italiane me 12 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, lokalizohet dhe vihet ne pranga 45-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara si dhe në bashkëpunim me zyrat homologe të Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Il Obiettivo”.

Si rezultat, ditën e djeshme, në lagjen “Rilindja”, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit:

Renald Gjini, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania