Aksident i rëndë në rrugën Fushë Krujë-Thumanë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur!

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar sot në rrugën Fushë Krujë-Thumanë, në afërsi të Borizanës.

Dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur, e për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se drejtuesja e njërit prej mjeteve të përfshira në aksident është Malvina Kani, e cila u përplas me makinën tip “Benz” që drejtohej nga Idriz Saja, me të cilin udhëtonin pasagjeret Lindita Saja dhe Bedrie Saja.

Bedrie Saja ka humbur jetën në vend, ndërsa të tjerët janë nisur për në spitalin e Traumës, pasi disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania