
Turqia është goditur ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm. Siç raportojnë mediat vendase, një tërmet me magnitudë 4.3 ballë u regjistrua në Bursa gjatë mesditës.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ka qenë në Kios (Gemlik) në juglindje të rajonit të Detit të Marmarasë, pranë qytetit të Bursës, në të njëjtën pikë ku dje pati dy tërmete me magnitudë 4.2 dhe 3.9 ballë me një diferencë kohore prej 70 minutash.
Thellësia fokale e tërmetit të sotëm ishte 12.91 km. Tërmeti u ndje në edhe Stamboll dhe zonat përreth tij. Deri më tani nga tërmeti nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale.