
Elbasan- Edi Rama, në diskutimet e hapura me fermerët, thotë se kanë treguar rëndësinë e takimeve të tilla, pasi janë identifikuar problematika që shkojnë nga çështje të mëdha deri tek ato që nuk do të duhej të ishin problem, por që realisht po pengojnë zhvillimin.
Një nga çështjet kyçe që Rama theksoi ishte ajo e legalizimit të strukturave prodhuese rurale, që sipas tij, po pengon aksesin në kredi, në fondet e BE-së dhe në instrumentet mbështetëse për sipërmarrjen. Ai kërkoi nga kadastrat dhe bashkitë të ndërhyjnë menjëherë për të përshpejtuar procesin e legalizimit dhe të mos i lënë fermerët të presin më gjatë.
Rama paralajmëroi edhe nevojën për një qasje të re institucionale, ku ministritë, pushteti vendor dhe vetë qeveria të jenë më proaktive në bashkëpunimin me fermerët. Ai përmendi ristrukturimin e rolit të pushtetit vendor dhe angazhimin e plotë në proceset e zhvillimit rural.
Edi Rama: “Mënyra si u zhvilluan këto tryeza diskutimi na konfirmojnë dobinë e një takimi të tillë. Në ndërkohë na dha mundësi që të shikojmë dhe të dëgjojmë që problematika e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë dhe aktivitetit ekonomik në fshat shkon nga gjërat e mëdha deri në gjërat që nuk duhet të ishin problem por që janë problem i madh. Kam parasysh çështjen e legalizimit të strukturave prodhuese që është problem për një pjesë. Ka implikime pastaj të rënda, bën të pamundur aksesin në kredimarrje, në fondet e mbështetjes qoftë nga financimet evropiane, aksesin në gjithë ato instrumente që bëhet e vështirë për ta mbajtur në këmbë sipërmarrjen.
Besoj që qoftë edhe fakti që edhe një diskutim dalim me një vendim t’i kërkojmë kadastrës që në bashkëpunim, ose t’i kërkojmë bashkive të bëjnë legalizimin e menjëhershëm strukturave prodhues rurale të vendit. Duhet ta marrim menjëherë përsipër dhe t’ja përcjellim domosdoshmëri që brenda gushtit në kadastër, dokumentacionin e legalizimit. Fermerët nuk duhet të presin akoma të legalizojnë strukturat prodhuese. Nga kjo deri tek gjërat më të përgjithshme janë shumë që them se ne mund të dalim me një qasje të re. Duhet të theksoj se është e domosdoshme të ndryshojë e qeverisë, e ministrisë, pushtetit vendor, ministrive. Të jenë proaktive në këtë proces.
Ti nxisin, të hapin rrugën e bashkëpunimit, ta ristrukturojmë në një mënyrë duke e nxitur dhe ngarkuar pushtetin vendor. Tjetër element i qartë, duhet të njësojmë TVSH-në, diçka që ministri i Financave e ka përgatitur tanimë. Financimi sipas njësive të prodhimit, e kemi thënë shpesh, e kemi përsëritur por nuk e kemi bërë, tani duhet ta bëjmë. Duhet të angazhojmë strukturat e tatimeve që të kryejnë një proces paraprak sensibilizimi, përpara se t hyjnë me sekuestro të qumështit të pafaturuara. Nuk mund të lejohet tu shiten produkte të pafaturuara. Që mund të jenë të rrezikshme, sjellin pasoja katastrofike për shëndetin e njerëzve. Këtë gjë duhet ta kryejnë me zell ministria me strukturën e tatimeve.”