Detaje/ Bllokimi i përkohshëm i automjeteve në Qafë Botë, 13 punonjës të doganës greke vihen në pranga

Jil
Jil
1 Min Read

GREQI- Një operacion është duke u zhvilluar ditën e sotme ku janë vënë në pranga zyrtarë doganorë grekë për ryshfet dhe korrupsion në pikën kufitare në Qafë Botë. Sipas informacioneve nga mediat greke fokusi i hetimit është Zyra Doganore Mavromatio e vendosur në kufirin me Shqipërinë.

Burimet bëjnë me dije se zyrtarët doganorë kanë kryer kontrolle të paplota ose kanë “mbyllur sytë” plotësisht ndaj transportit të produkteve. Deri më tani, janë arrestuar 13 persona, ndërsa hetimi është duke vazhduar.

Pas disa orësh është hapur qarkullimi për mjetet në pikën kufitare në Qafë Botë. Ky pezullim i qarkullimit të mjeteve kishte nisur që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm pas arrestimit të një doganierëve grekë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania