Erjon Alibej kërkon që dëshmia të mbahet sekrete: Avokatët të mos e marrin, ua japin kundërshtarëve të mi

Jil
Jil
2 Min Read

I penduari i drejtësisë dhe njëherësh një nga eksponentët më të lartë të krimit në Elbasan, Erjon Alibej ka kërkuar në seancën e sotme që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, që avokatët të mos kenë dëshminë e plotë që ai ka dhënë para SPAK.

Bëhet fjalë për avokatët e personave të pandehur në proces bashkë me Erjon Alibej, të cilët kanë pretenduar dhe në seancën e kaluar se është e pandershme që aktet hetimore që i ka prokurori, të mos i kenë dhe ata.

Mirëpo, sipas Alibej, avokatët e personave të pandehur për të cilët ai ka vendosur të flasë dhe të tregojë krimet e kryera, nuk kanë interes për dosjen dhe gjyqin por duan që deklarimet e tij t’ua japin kundërshtarëve që janë ende në liri.

Prokurori Behar Dibra ka theksuar edhe në seancën e kaluar se pyetjet dhe diskutimet në sallën e gjyqit duhet të bazohen vetëm në ato që ka Erjon Alibej ka thënë në seancë, përballë tyre, kurse deklarimet e tjera përpara prokurorëve nuk mund të diskutohen.

Edhe prokurorja Doloreza Musabelliu argumentoi se aktet ndodhen në dosje dhe se nuk ka vend për të vënë në diskutim statusin e bashkëpunëtorit.

Sipas Erjon Alibej, nga ato që ai ka thënë vetëm 25% u takojnë personave që janë të pandehur bashkë me të në sallën e gjyqit, kurse pjesa tjetër e deklarimeve lidhet me kundërshtarët e tij që nuk janë mundur të ndalohen, ndaj dosja nuk duhet të shpërndahet.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania