
TIRANA- Një aksident është regjistruar sot rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit nga ku mësohet se një 32-vjeçar ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Sipas njoftimit të policisë, nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit, shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi A. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.