
Vatra e zjarrit në landfillin e Elbasanit vijon aktive prej 4 ditësh. Flakët kanë përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit.
Si pasojë tymi i dendur toksik dhe era e rëndë kanë pushtuar zonën, duke sjellë shqetësim tek qyetarët dhe duke shkaktuar një katastrofë mjedisore.
Diten e djeshme nisi dhe ndërhyrja nga ajri, por depërtimi i zjarrit në brendësi të mbetjeve, temperaturat e larta dhe era e fortë kanë bërë të vështirë fikjen e zjarrit.
Helikopterët nisën operacionet ajrore mbi zonën e prekur me qëllim përshpejtimin e ndërhyrjes dhe minimizimin e rrezikut nga përhapja e mëtejshme e zjarrit në thellësinë e mbetjeve.
Ndërhyrja nga ajri është bërë e domosdoshme për shkak të vështirësive në akses dhe intensitetit të flakëve që vazhdojnë të digjen në shtresat e brendshme të fushës së mbetjeve, pavarësisht hedhjes së mbi 10.500 metra kub dherash.
Ndërkohë sot është paralajmëruar edhe një protestë pra prokurorisë dhe bashkisë së Elbasanit.