Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, 20 të plagosur

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A19 në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, në Gjermaninë veriore, ku një autobus i kompanisë Flixbus doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.

Sipas autoriteteve gjermane, të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një prej tyre është në gjendje kritike. Një pasagjer mbeti i bllokuar për rreth dy orë brenda autobusit përpara se të shpëtohej nga ekipet e emergjencës.

Autobusi po udhëtonte nga Kopenhaga drejt Vjenës dhe kishte gjithsej 53 pasagjerë dhe dy shoferë në bord. Aksidenti ndodhi në afërsi të kryqëzimit Röbel, në drejtim të Berlinit.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka devijuar fillimisht në të djathtë të rrugës dhe më pas është përmbysur. Shkaku i saktë i aksidentit mbetet ende i paqartë dhe policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë përmasat dramatike të përmbysjes, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë punuar me orë për të nxjerrë të lënduarit dhe për të siguruar zonën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania