
KOSOVË- Policia e Kosovës ka kërkuar që deputetët të dalin nga Kuvendi, para seancës konstitutive të kësaj të shtune. Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, PDK-së, Abelard Tahiri, ka dyshime për një kërcënim dhe vendosjen e një bombe. Tahiri deklaroi se u është kërkuar nga autoritetet që të largohen menjëherë nga objekti.
“Na dhanë udhëzime me dalë, sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan me dalë. Policia na tha për çështje të sigurisë”, tha Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.