Në ndihmë dy avionë zjarrfikës nga Greqia. Pas 5 ditësh vihet nën kontroll zjarri në Finiq!

Jil
Jil
3 Min Read

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend. Bëhet me dije se pas 5 ditësh është vënë nën kontroll vatra e zjarrit në Finiq. Në ndihmë për stabilizimin e situatës kanë ardhur edhe dy avionë zjarrfikës nga Greqia.

Ndërkohë në njoftimin e ministrisë thuhet gjithashtu se me ndërhyrjen nga ajri u vu nën kontroll dhe vatra e zjarrit në Poliçan, ku flakët rrezikonin zona të pyllëzuara të paarritshme nga toka. Më tej shtohet se dhe në Elbasan, është bërë i mundur izolimin i vatrës, duke shmangur dëme të mëdha mjedisore dhe materiale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses një ditë të vështirë në betejë me zjarret, në territorin e vendit.

Në Bashkinë Finiq, Forcat Ajrore Shqiptare, në bashkëpunim me dy avionë zjarrfikës të ardhur nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile arritën të vënë nën kontroll zjarrin në masivin malor të Shtugarit dhe në zonën ndërkufitare. Koordinimi i ngushtë ndërmjet Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (AKMC) dhe Agjencisë Greke të Mbrojtjes Civile bëri të mundur hyrjen nga pika kufitare të mjeteve ajrore greke dhe realizimin me efikasitet të misionit. Aktualisht, situata në Finiq është nën kontroll dhe e stabilizuar.

Ndërkohë, një tjetër ndërhyrje ajrore u realizua me sukses në Poliçan, ku flakët rrezikonin zona të pyllëzuara të paarritshme nga toka. Edhe në Elbasan, përpjekjet e vazhdueshme të Drejtoria Rajonale e Mbrojtjes nga Zjarri, Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore bënë të mundur izolimin e vatrës, duke shmangur dëme të mëdha mjedisore dhe materiale.

Në këto ditë të nxehta, me rrezik të lartë zjarresh në të gjithë rajonin e Mesdheut, siç paralajmërohet edhe nga harta zyrtare e shërbimit Copernicus EMS kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në natyrë, dhe të njoftojnë menjëherë strukturat përkatëse në rast rreziku.

Të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë, në çdo rast nevoje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania