Protesta në Theth, reagon Kisha Katolike: Dënojmë çdo formë të dhunës

Jil
Jil
2 Min Read

THETH- Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, pas përplasjeve mes qytetarëve, policisë dhe zyrtarëve të IKMT. Me anë të Arqipeshkëvit Xhovani Peraxhine të Metropolisë Shkodër-Pult, Kisha Katolike shprehet e shqetësuar për ngjarjet. Në deklaratë Kisha Katolikte thekson se dënon me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Kisha Katolike gjithashtu bëri thirrje që të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.

ARQIPESHKEVIA METROPOLITANE

DEKLARATË

Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e Thethit dhe duke parë situatën e tensionuar ndërmjet banorëve dhe autoriteteve shtetërore, jemi të shqetësuar për çka po ndodh dhe përveç lutjeve tona, ndihemi të detyruar të shprehim edhe qëndrimin tonë.

Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Në këtë kohë u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.

Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje. Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.

Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. Lutem me zemer që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania