
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të fshatit Palokastër, në qarkun e Gjirokastrës. Bëhet me dije se njoftimi për zjarrin u dha nga një banor i zonës.
Pas njoftimit se një vatër zjarri ka përfshirë qarkun e Gjirokastrës menjëherë forcat zjarrfikëse u paraqitën në zonë duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve që rrezikonin zonën përreth. Gjithashtu bëhet me dije se flakët janë vënë nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz apo në pronë.