22 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit

Jil
Jil
3 Min Read

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim. Sipas ministrisë këto vatra janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Rrogozhinë, Kavajë, Vlorë, Himarë, Selenicë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mallakastër dhe Mirditë.

Aktualisht mbeten aktive vatra në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Atje ka vijuar puna për shuarjen e një zjarri në sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Bëhet me dije se është riaktivizuar vatra në “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, që po përhapet drejt “Majës së Vlashës”. Zjarri, i favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, është zhvilluar në dy vatra.

Në terren ndodhet Shërbimi Vendor i MZSH i bashkisë Bulqizë me 8 efektivë, por pavarësisht përpjekjeve, situata ende nuk është vënë nën kontroll. Nuk ka rrezik për banesa. Në fshatin Sinë e Sipërme, njësia administrative Arras, bashkia Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll dushku. Në vendngjarje ndodhen 5 efektivë të MZSH Dibër dhe 6 forca bashkiake, të cilët po punojnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore në një terren të vështirë. Deri tani janë djegur rreth 4 ha pyll dhe puna për shuarjen e zjarrit po vazhdon edhe sot.

Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Zambishë, i cili u përhap në fshatrat Okshtun, Levonje, Himenrajë, Memollaj, Thertor, Koçaj, Sheshaj, Brendaj. Mbrëmë, zjarri mori përmasa të mëdha, veçanërisht në fshatrat Thartor, Sheshaj, Prendaj dhe Dakaj, duke kërkuar ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët ndihmuan në fikjen e disa vatrave që rrezikonin banesa, ullishte dhe pyje me pisha.

Në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë janë djegur rreth 2.5 ha dhe rreth 250 rrënjë ullinj. Sot është riaktivizuar një vatër, ku po operojnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore forcat e MZSH dhe strukturat bashkiake.

a

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania