Tentoi t’i shpëtonte policisë, aksidentohet për vdekje 23-vjeçari shqiptar në Itali

Jil
Jil
2 Min Read

Një aksident fatal ka ndodhur sot në zonën San Giovanni të komunës Motta di Livenza, në Treviso ku një 23-vjeçar, Kevin Anghel, banor i Pordenones dhe me origjinë shqiptare, ndërroi jetë pasi humbi kontrollin e makinës ndërsa përpiqej t’i shmangej një patrulle karabinierësh.

Mediat italiane shkruajnë se i riu, i cili drejtonte një Alfa Romeo Brera, përshpejtoi menjëherë sapo vuri re pikën e kontrollit të karabinierëve. Edhe pse forcat e rendit nuk e ndoqën drejtpërdrejt, duke qenë se e njihnin dhe raportuan automjetin në qendrën operative, aksidenti ndodhi pak minuta më vonë.

Bëhet me dije se makina rrëshqiti me shpejtësi të lartë dhe u përplas me dy pemë anës rrugës, duke u ndarë në dy pjesë nga forca e përplasjes. Copa të automjetit u shpërndanë në një perimetër të gjerë dhe një pjesë goditi edhe një furgon që po kalonte aty pranë.

Në media shkruhet se ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe Kevini ishte ende gjallë, por i bllokuar në rrënoja.

Fatkeqësisht, 23-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Oderzos, për shkak të plagëve të rënda. Mësohet se gjatë ndërhyrjes, karabinierët gjetën disa blloqe kanabisi të shpërndara në asfalt, të cilat besohet se ishin brenda makinës dhe u hodhën jashtë pas përplasjes. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania