DËSHMIA/ Petrit Çakri flet për vrasjen e Renis Dobrës: Nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, më thanë…

Jil
Jil
2 Min Read

Petrit Çakri, është njëri nga personat e arrestuar për vrasjen dhe mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit. Çakri u arrestua sot në Lekbibaj të Tropojës, kurse Fatjon Bushgjoka në Tiranë.

Petrit Çakri ka pranuar për grupin e hetimit që kishte udhëtuar drejt fshatit Madhesh të Matit së bashku me vëllezërit Bushgjokaj pasi ata i kishin thënë se do gjenin drogë. Duke iu referuar burimeve, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Çakri kishte njohur në burg njërin nga tre vëllezërit.

“Kam qenë në burg me Krisin”, mësohet të jetë shprehur i dyshuari.

Ai ka shtuar se mbaroi dënimin në prill të këtij viti dhe vazhdoi t’i mbajë kontaktet me shokun e qelisë, sot në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës. Duke iu referuar dëshmisë së Çakrit, theksohet se grupi i hetimit disponon të dhëna se si vëllezërit ndryshuan makina të shumta dhe se si gjatë udhëtimit u ulën në disa kafe.

“Unë isha në makinën tjetër dhe nuk më treguan, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte vrarë. Ata më thanë ik”, mësohet të ketë shpjeguar i dyshuari për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 23 vjeçarit.

Nga këqyrja e GPS hetuesit kanë bindjen se vrasja e të riut është kryer brenda 30 minutave prej rrëmbimit të tij.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania