
Korçë, 19 Korrik 2025 – Një aksident i rëndë me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Symiz.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të sqaruar dinamikën dhe shkaqet që çuan në aksident.
