
Policia ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë, ku u dhunua fizikisht një 46-vjeçar, pronar i një hoteli në Ksamil.
Për ngjarjen janë arrestuar tre perona, ndërsa një 17-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, për shkak të moshës.
Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, pranë një plazhi publik në Ksamil, shtetasin Albert Pashaj 46 vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime trupore.