
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje që tregon lirimin e hapësirave publike të zëna më parë nga ndërtimet pa leje. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Rama e ka cilësuar si një çlirim të madh për komunitetin dhe për këmbësorët. Rama gjithashtu theksoi se të gjitha ndërtimet pa leje që zënë hapësirat publike do të largohen, pavarësisht rezistencës.
“Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit????
Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar????”, shkruan Rama.