Shqipëria nën pushtetin e flakëve, niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair! 45 vatra aktive

Jil
Jil
1 Min Read

Shqipëria ndodhet nën pushtetin e flakëve prej disa ditësh tashmë, ndërsa në 24 orët e fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri. 21 vatra janë ende aktive, 16 vatra nën monitorim dhe 8 janë shuar.

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë.

Ky mjet ajror do të forcojë ndërhyrjet në terrene të vështira dhe të paarritshme nga toka, duke dhënë ndihmë në përballimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë këto zona.

Ndërkohë, helikopterët e Forcës Ajrore do të angazhohen pranë fshatit Zhulat, në rajonin e Gjirokastrës, si dhe në zonën e Qafëbuallit, pranë Bulqizës.

Shqipëria ndodhet nën pushtetin e flakëve prej disa ditësh tashmë, ndërsa në 24 orët e fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri. 21 vatra janë ende aktive, 16 vatra nën monitorim dhe 8 janë shuar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania