Lezhë/ Një person zhduket gjatë peshkimit në lumin Mat, autoritetet nisin kërkimet

Jil
Jil
1 Min Read

Një situatë alarmante ka ndodhur sot në lumin Mat, ku një person është zhdukur gjatë një seance peshkimi. Rreth orës 13:40, Policia e Lezhës u njoftua nga shtetasi P. N., banues në Rrubik, për zhdukjen e mikut të tij, D. Q., i cili ishte futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk u rikthye më në sipërfaqe.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e Policisë, të cilët nisën operacionin e kërkimit. Sipas burimeve, pritet që në aksion të përfshihen edhe polumbarët e RENEA-s, të cilët do të ndërhyjnë për kërkimin dhe shpëtimin e shtetasit të zhdukur.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të mbledhur të dhëna mbi ngjarjen. Autoritetet po bëjnë apel për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët gjatë operacioneve të kërkimit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania