Armë në makinë dhe 10 fishekë gati për qitje: Kush është i riu që kapi sot policia?

Jil
Jil
1 Min Read

Bulqizë – Arrestohet një 20-vjeçar që qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak

Bulqizë, 2 gusht 2025 – Një 20-vjeçar nga fshati Peshk, Njësia Administrative Martanesh, është ndaluar nga policia në aksin rrugor Krastë–Bulqizë, pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri pa leje.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” kamionçinë që drejtonte i riu, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit “Zastava”, së bashku me një krehër që përmbante 10 fishekë. Arma ishte fshehur në automjet.

Shtetasi Orgest Grrica, 20 vjeç, u arrestua në vendngjarje dhe ndaj tij do të ndiqen procedurat ligjore për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Arma, fishekët dhe automjeti janë sekuestruar si prova materiale. Rasti i referohet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për hetime të mëtejshme.

Ky është një tjetër rast i rrezikshëm i qarkullimit të armatosur në zona rurale, që vë në rrezik sigurinë publike. /noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania