
Një 67-vjeçar është lënduar në banesën e tij në Leskovik, pas shpërthimit të një bombole gazi që përdorej për gatim. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë, rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh.N. ku si pasojë e shpërthimit ai është dëmtuar.
I moshuari është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore ndërsa sipas njoftimit të policisë, është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.