
Portieri italian, 26 vjeç, ka qenë një lider në prapavijë nën drejtimin e Luis Enrique, por bisedimet për rinovim kanë ngecur prej disa kohësh.
Sipas raportimeve nga “TEAMtalk”, Manchester United është klubi më i interesuar për ta afruar atë këtë verë, duke synuar ta zëvendësojë Andre Onana.
Donnarumma thuhet se është i hapur ndaj një aventure në Ligën Premier, dhe “Djajtë e Kuq” shihen si favoritë për nënshkrimin e tij.
Megjithëse ende nuk ka një marrëveshje konkrete, interesimi i United dhe dëshira e portierit për një sfidë të re mund të sjellin një transferim të bujshëm gjatë merkatos së verës.
Gjithnjë sipas “TEAMtalk”, Donnarumma po joshet nga oferta e Manchester United, me gjigantin nga “Old Traford” që shihet si favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e italianit.
Vlen të theksohet se në garë për Donnarummën janë edhe skuadrat tjera të mëdha angleze si Manchester City dhe Chelsea.