Meta dhe Veliaj: Na janë shkelur të drejtat e njeriut këtu në burg

Jil
Jil
2 Min Read

Zbardhen pretendimet e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit.

Gjashtë ditë dëgjimi në qeli i ankesave të ish-presidentit Ilir Meta dhe të kryebashkiakut Erjon Veliaj, Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të marrë shkresa mbi planin e masave të gardianëve dhe grafikun e telefonatave që kanë kryer dy të paraburgosurit apo edhe takimet e tyre.

Kjo kërkesë e komisionerëve kundër torturës vjen mbasi kanë administruar me shkrim ankesat e dy të hetuarve të SPAK, të cilët kanë pohuar tek Avokati i Popullit shkelje të të drejtave të njeriut nga institucionet shtetërore.

Top Channel mëson se për çfarë kanë ngritur shqetësimet e tyre secili nga të paraburgosurit, nën hetim për çështje korrupsioni dhe pastrim parash.

Nga paraburgimi 313, Ilir Meta thotë se mbas dy telefonatave publike, i është kufizuar aktiviteti sportiv pasi i lejohet të luajë ping-pong vetëm një herë në javë.

Ish-presidenti i marrë i pandehur prej muajit maj, thotë gjithashtu, se i janë reduktuar telefonatat, dhe njëherazi nuk trajtohet njësoj si të paraburgosurit e tjerë mbasi kur del në ajrim ka forca më të shumta policore se të tjerët.

Ndërkohë siç i pohoi një burim zyrtar TCH, kryebashkiaku Erjon Veliaj është i shqetësuar për mënyrën se si është shoqëruar nga burgu i Durrësit drejt spitalit privat në datë 17 korrik.

Praninë e forcave të konsiderueshme e ka konsideruar si jo propocionale dhe diskriminuese.

Burimet shtojnë se ankesa tjetër e kryebashkiakut për të cilin gjithashtu janë mbyllur hetimet është ajo e mos vendosjes në dispozicion të analizave të kryera, që duhet t’i ishin bërë të ditura brenda 15 ditëve aq sa është afati i caktuar me ligj.

Më tej kryebashkiaku ka shqetësim për reduktimin e telefonatave dhe të vizitave, pretendime këto që kanë detyruar Avokatin e Popullit të kërkojë shkresa për procedurat që janë të urdhëruar në rregullore për takime, telefonatat, ajrimin, aktivitetin sportive dhe trajtimin shëndetësor.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania