U fut në punë me diplomë të falsifikuar, arrestohet infermierja në Florida! 29-vjeçarja pa licencë ka trajtuar mbi 4 mijë

Jil
Jil
1 Min Read

Një 29-vjeçare është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për mashtrim dhe falsifikim të diplomës. Mësohet se 29-vjeçarja ishte punësuar në një spital si infermiere, duke paraqitur një diplomë të falsifikuar, ndërkohë në realitet ajo nuk kishte studiuar për infermieri.

Gjatë hetimit, hetuesit zbuluan se 29-vjeçarja kishte ofruar shërbime mjekësore për 4,486 pacientë midis qershorit 2024 dhe janarit 2025.

Ajo akuzohet për paraqitjen e dokumenteve të rreme dhe dhënien e një numri licence që i përkiste një infermiereje me të njëjtin emër, e cila ishte punësuar në një spital tjetër.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania