
Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë kryer kontrolle intensive ndaj 473 mjeteve lundruese në gjithë hapësirën ujore nga Ksamili në Koman.
Si rezultat gjatë kësaj jave, janë bllookuar 34 mjete lundruese, përfshirë 22 jet ski, 4 skafe, 4 gomone dhe 4 varka metalike me motor uji të instaluar. 15 prej tyre po lundronin brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Si rezultat i këtij operacioni 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) janë shpëtuar në det, falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.
Njoftimi i plotë:
Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po kryejnë monitorim intensiv me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare..Si rezultat i monitorimit dhe kontrolleve, nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 34 mjete lundruese, prej të cilave 15 për shkelje të perimetrit të sigurisë.
Gjithashtu, 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) janë shpëtuar në det, falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare. Nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me homologët grekë, është lokalizuar dhe bllokuar, në vendin e quajtur Kanali i Vivarit, pranë grykëderdhjes së kanalit të Butrintit, një gomone e vjedhur në zonën Plataria–Igumenicë, Greqi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.