Vatër masive në Tepelenë/ Flakët rrezikojnë të kalojnë në territorin e Gjirokastrës

Jil
Jil
1 Min Read

Tepelenë- Një vatër zjarri masive ka përfshirë gjatë gjatë natës fshatin Hormovë, Bashkia Tepelenë, pranë kufirit me Gjirokastrën. Bëhet me dije se që prej orës 04:00 të mëngjesit, forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi Gjirokastër po punojnë në terren për izolimin e flakëve, me synimin që ato të mos kalojnë në territorin e Bashkisë Gjirokastër.

Gjithashtu zona paraqet rrezik të lartë për shkak të bimësisë së dendur dhe afërsisë me disa fshatra, ku pasojat mund të ishin katastrofike. Ky është një operacion emergjent i ndërmarrë vetëm nga efektivët e MZSH Gjirokastër, për të parandaluar përhapjen e zjarrit në një territor me potencial të madh dëmesh.

Po ashtu situata paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme në disa zona, pasi flakët u përhapën në mënyrë masive, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania