
Pas zjarrit masiv që përfshiu Njësinë Administrative Skëndërbegas në Bashkinë Gramsh, autoritetet lokale kanë nisur menjëherë punën për të vlerësuar dëmet dhe për të ndihmuar familjet e prekura. Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi, njoftoi ngritjen e 8 grupeve të specializuara që do të dalin në terren që të hënën për të evidentuar dëmet në banesa, pajisje shtëpiake, bagëti, të mbjella dhe pasuri të tjera të goditura nga flakët.
Kjo nismë po realizohet me mbështetjen e Prefektit të Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, si dhe me ndihmën e bashkive të tjera të qarkut – Elbasan, Librazhd, Cërrik, Prrenjas, Peqin dhe Belsh – të cilat kanë ofruar burime njerëzore dhe specialistë, përfshirë inxhinierë, topografë, veterinerë dhe agronomë.
“Brenda një jave dosja e plotë e dëmeve do të jetë gati dhe do t’u dorëzohet institucioneve përgjegjëse dhe donatorëve të shumtë që kanë shprehur dëshirën për të na ndihmuar,” deklaroi Ajazi në një postim publik.
Ai shtoi gjithashtu se “Gramshi nuk është vetëm”, duke theksuar frymën e solidaritetit që është krijuar në përballimin e kësaj situate të rëndë.
Postimi i kryebashkiakut Besion Ajazi: