
Elbasan, 16 gusht 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan–Çerrik, në afërsi të kryqëzimit të Jagodinës.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në kanalin me ujë anës rrugës.
Si pasojë e ngjarjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Autoritetet policore ndodhen në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.